
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett është shprehur i mahnitur nga rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, njofton portali REALITETI.
Advertisement
Ai tha se këto zgjedhje ishin të lira, të drejta dhe profesionale. Kosnett në një intervistë në T7 tha se në Kosovë eksziston një dëshirë e madhe për t’iu dhënë rastin Kurtit e Osmanit për ta formuar qeverinë e re.
Derisa duke folur për disa prej nismave në marrëveshjen e Uashingtonit, ai tha se do të ndryshojnë. Por ai nuk ka dhënë detaje se për cilat pika të marrëveshjes me ndërmjetësimin e administratës Trump do të rishikohen.
Advertisement