Goditet nga vetura kirurgu i njohur nga Shkupi, autori 16-vjeçar pa leje vozitjeje ka ikur nga vendi i ngjarjes

Mbrëmë në orën 20:30, kirurgu i njohur Dr. Gjorgji Jota është goditur nga një veturë në kryqëzimin e Bulevardit Nënë Tereza dhe Rrugës Elisie Popovski Marko dhe me lëndime të rënda trupore është transferuar në kompleksin e Klinikës Nënë Tereza, mësoi “Sloboden Pecat”.

Automjeti i pasagjerëve BMW X6 është drejtuar nga një gjashtëmbëdhjetë vjeçar i cili e drejtonte atë pa leje për vozitje.

Sipas informacioneve tona, automjeti ka qenë me targa të Shkupit. Ministria e Brendshme konfirmon ngjarjen. Jozyrtarisht, çdo ditë në Shkup, policia gjen të paktën 20 persona që vozisin nëpër qytet pa patentë shoferi.

Kirurgu Dr. Gjorgji Jota është në moshën 58 vjeç dhe për momentin është në koma.

Jozyrtarisht, 16-vjeçari ka dashur të arratisej, por policia e ka kapur atë pranë qendrës tregtare Ramstore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *