
Policia franceze ka ndalur një burrë 88-vjeç i cili në një rrugë lokale po drejtonte mjetin me shpejtësi 191 kilometra në orë, dhe u justifikua se po nxitonte që të merrte vaksinën kundër COVID.
Advertisement
Lajmin e ka bërë të ditur policia e rajonit Rayna, dhe në rrugën ku është ndalur i moshuari lejohet si shpejtësi maksimale 110 km/orë,
Megjithatë ky veprim të moshuarit i kushtoi marrjen e patentës së shoferit si dhe iu konfiskua edhe vetura.
Vaksinat kundër coronavirusit, aktualisht mund t’i jepen vetëm personave mbi moshën 75-vjeçare dhe atyre me probleme serioze shëndetësore.
Advertisement