Albin Kurti e injoron plotësisht Ali Ahmetin, nuk bëri asnjë foto në ceremoninë përkujtimore të Adem Demaçit

Gjatë tryezës përkujtimore në Prishtinë me rastin e 85 vjetorit të lindjes së Adem Demaçit morrën pjesë personalitete dhe miq të tij nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, shkruan InfoShqip.com

Pjesëmarrës ishin edhe kryeministri në ardhje Albin Kurti dhe Ali Ahmeti kryetari i BDI-së, por ajo që u vërejt nga postimi i fundit i Ali Ahmetit ishte ajo se ai nuk kishte as një foto me Kurtin dhe nuk e përmend fare emrin e tij në shkrimin e tij.

Ndërsa Albin Kurti nga ana tjetër nuk ka postuar asgjë në lidhje me ndonjë takim të mundshëm me Ahmetin, e si duket Albin Kurti po e injoron këtë të fundit pasi edhe më parë nuk kanë pasur raporte të afërta.

Po të kërkosh në internet nuk gjen thuajse anjë foto të Kurtit dhe Ahmetit bashkë edhe në të kaluarën.

Ndryshe Albin Kurti në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut kishte përkrahur koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. /InfoShqip.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *