
Anëtari i PDK-së Betim Gjoshi e ka komentuar deklaratën e kreut të VV-së Albin Kurtit i cili pas takimit më Lajçakun tha se dialogu nuk është prioritet i parë e as i dytë i qeverisë së re.
Gjoshi është deklaruar se Kurti po e bën këtë për të gjetur justifikim për pazotësinë e tij që të përballet me temat të cilat për kaq vite i ka debatuar më së shumti.
Advertisement
“Tendenca e Albin Kurtit që të insistojë se dialogu nuk mund të jetë prioritet i parë ose i dytë, është një përpjekje e tij për t’u tërhequr nga “betejat” e tij që ia ka premtuar njerëzve të këtij vendi”, ka shjkruar Gjoshi.

Advertisement