“Ideja e bashkimit të Mitrovicës, provokim për serbët!”

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka folur rreth përpjekjeve për të bashkuar Mitrovicën. Rakiq i ka quajtur këto përpjekje për bashkim si provokime, duke shtuar se qytetarët serb nuk do të dorëzohen përballë tyre. “Serbët nuk do të dorëzohen përballë këtyre provokimeve që synojnë stabilitetin në rajon”, ka thënë Rakiq.

Ai ka thënë poashtu se qytetarët serb kanë dhënë një mesazh të qartë se askush nuk duhet të rrezikojë serbët në Kosovë.Rakiq ka thënë gjithashtu se bashkësia ndërkombëtare e di shumë mirë se një iniciativë e tillë është ligjërisht e pamundur dhe se serbët nuk do të pajtohen me këtë.“Nëse planifikojnë që këtë ta zbatojnë këtë përmes forcës, atëherë ata duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat që veprimet e tilla mund të prodhojnë në terren dhe në këtë mënyrë të rrezikojnë paqen. Serbët në Kosovë nuk janë të vetmuar dhe nuk janë pjesë e vogël që era mund ta kapërcejë”, ka shtuar Rakiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *