Tregti kokaine apo pritë? Identifikohen dy shqiptarët që vranë “Amerikanin” në Greqi

Pak ditë më parë në Kalamatë, Greqi u vra “Amerikani”, një 47-vjeçar(që më parë u raportua se ishte shqiptar) i njohur për policinë pasi kishte qenë i përfshirë në tregtimin e lëndëve narkotike.

Motivet e atentatit vrasës ndaj 47-vjeçarit “Amerikan” në qendër të Kalamatës po kërkohen nga efektivët e policisë greke. 22-vjeçari shqiptar Aleksandër Koto, bashkëpunëtor i autorit Izbi Çaushi, ka pohuar para autoriteteve se kishte lënë një takim me viktimën për të blerë dhe shitur kokainë, por policia që po heton rastin nuk përjashton që takimi të ketë qenë një pritë.

Ndër mundësitë që po shqyrtojnë autoritetet është se autori 38-vjeçar ka qenë në vendngjarje për të paralajmëruar 47-vjeçarin, pa llogaritur se plumbi në këmbë do të kishte pasoja fatale. Oficerët e Sigurimit kanë nisur hetimet për gjetjen e autorit, i cili nuk ka dokumente të ligjshme për qëndrimin në vend dhe rezulton i zhdukur për gati 72 orë.Dy shtetasit shqiptarë janë kapur në video duke iu afruar skenës së vrasjes në kryqëzimin e rrugëve Solonos dhe Hidrës mëngjesin e së premtes. Pasi i kanë bllokuar rrugën motoçikletës së 47-vjeçarit, kanë nisur ta rrahin në sy të kalimtarëve të tmerruar. 38-vjeçari ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar viktimën në këmbë, duke e lënë të gjakosur në rrugë.

Edhe pse u transportua në spital, 47-vjeçari i njohur me pseudonimet “Gus” dhe “Amerikan” nuk mundi të mbijetojë. Përveç dy autorëve, policia identifikoi dhe arrestoi dy burra të moshës 40 dhe 50 vjeç, për dëshmi të rreme dhe ndihmë ndaj një krimineli.

Dy banorët e Kalamatës, të cilët ishin këqyrur nga policia, kishin pohuar se nuk kishin pasur kontakt me autorët, por siç rezultoi nga pamjet video, u kishin siguruar strehim dhe veshje të përkohshme, duke lehtësuar arratisjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *