Publikohen fotografi të rralla të Adem Jasharit me shokët në shkollë

Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Shoqëria e tij me komandantin legjendar filloi në vitin 1972 atëherë kur të dy filluan shkollën e mesme teknike.

Në një intervistë për emisionin “Frontal”, Kaqkini ndau edhe fotografi të rralla me Jasharin nga ato kohëra.

Ai tha se fotografitë që i ka pasur ai janë djegur të gjitha, por që disa të tjera kanë mbetur tek shokët e tij dhe të Adem Jasharit. 

Adem Jashari gjendet në të majtë, Ramadan Kaqkini në të djathtë dhe në mes gjendet një shok i përbashkët i tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *