“Më trashet gjuha e më dhemb stomaku”, pacienti tregon shenjat e tumorit në tru

Mentori, me profesion shofer kamioni, rrëfeu për emisionin “Real People” në Euronews Albania, përjetimet e tij 24 orë para një operacioni të vështirë në tru.

Ai tha se kur mori lajmin për tumorin fillimisht e mori si shaka, por më pas mendoi se jeta e tij kaq e pati.


Ndër të tjera ai tregoi dhe shenjat e sëmundjes me të cilat përballet ku më shqetësuese kishte dhimbjen e stomakut.



“Kam një masë tumorale. Sipas thënies së doktorit është sa dy kokrra vezë. Ajo krijon shtypjen e nervave. Më bie trupi komplet dhe më pas më trashet gjuha. Çdo ditë e më shumë më bëhet më e vështirë. Shenjën e parë që ma jep ma jep në stomak. Më bën hysmet vajza dhe djali. Si fillim e mora më shaka. Më pas thashë se jeta kaq e pati. Duhet të jem içik i kujdesshëm me ushqimin. Më shqetëson më shumë meraku për familjen time. Miqtë më kanë mbështetur të gjithë. Kam qenë njeri i tavolinës dhe i festës”- tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *