Artisti që prej 40 vitesh i shet veprat e tij në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Foto: Aleksandar Rizinski

Përveç pjesës urbane të qytetit, një nga vendet me bukuri magjepsëse është Çarshisë e Vjetër në Shkup. Është ndër vendet më të vizituara nga turistët dhe banorët vendas, dhe nëpër rrugët e saj me kalldrëm mund të ndjeni ende të kaluarën – shpirtin e qytetit. Dyqane të vogla, objekte artizanale, objekte fetare, çajtore, restorante, muze dhe hamame janë vetëm disa nga gjërat që mund t’i gjeni në një vend.

Foto: Aleksandar Rizinski

Pazari jeton ende në frymën e traditës, duke fshehur brenda vetes histori të një të shkuare që ka lënë gjurmë edhe sot, dhe dyqanet janë plot me suvenire, kostume të ndryshme kombëtare, qilima dhe punime të ndryshme artizanale, vitrina të pasura me veshjet dhe aksesorët e modës , bizhuteri ari, e bëjnë atë të veçantë dhe tërheqëse.

Megjithatë, Çarshia e Vjetër e Shkupit nuk do të ishte krejtësisht magjike pa artistët e rrugës. Njëri prej tyre është piktori Imer Bajrami, i cili prej 40 vitesh pikturon dhe shet veprat e tij artistike në cepat e pazarit të vjetër të Shkupit./Lajmi i plotë.

Foto: Aleksandar Rizinski

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *