
Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, ora policore, mbajtja e distancës e masat e tjera antikovid nuk po vlejnë.
Anëtarë e aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovë sonte kanë shkelur masat antikovid.
Vet sekretari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi para pak minutash ka publikuar një fotografi nga terreni.
Siç shihet nga pamjet, një numër i konsiderueshëm njerëzish shihen brenda një ambienti të mbyllur. Pak prej tyre kanë të vendosura maska.
“Nga vendi i ngjarjes. LDK vazhdojmë”, shkruan Abrashi duke u shprehur se LDK është e pamposhtur, por nuk thotë as edhe një fjalë për kovid-19.
Tubimi i LDK vjen pas rrëzimit të Qeverisë Hoti. Në fund të janarit ose fillim të shkurtit vendi do të shkojë në zgjedhje të reja dhe për këtë ka filluar mobilizimi i partive politike.
