Nëse e shihni këtë grua lajmërojeni menjëherë Policinë

Policia e Kosovës ka lëshuar sot një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e Afërdita Colajt, të akuzuarës për mashtrim, e cila ndodhet në arrati.

Policia ka bërë të ditur se kushdo që posedon informata lidhur me vendndodhjen e Colajt, të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

Personi i kërkuar është: AFERDITA (Zef) COLAJ e lindur me 02.09.1982 Klinë.
E akuzuara është e kërkuar për veprёn penale:

“MASHTRIM”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
  • E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *