Familja e heroit Jusuf Gërvalla përkrah Vjosa R. Osmanin në zgjedhje

Familja e heroit të kombit, Jusuf Gërvallës i ka dalë në krah u.d të presidentit, Vjosa Osmanit në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, raporton N’Kohe.com

Në një postim në profilin e portalit online N’Kohe, Suzana Gërvalla, gruaja e Jusuf Gërvallës ka shkruar se Vjosa Osmani është trimëreshë prandaj do ta votojnë atë.

“Vjosa është trimëresh prandaj e votojmë atë. Ajo nuk i nënshtrohet të keqes për me kandidu Isa, pisi plak për deputetë si këta të tjerët”, ka shkruar ajo.

Vajza e Jusuf Gërvallës, Donika Gërvalla është duke u përmendur si një nga personat e mundshëm që do t’i bashkohet në këto zgjedhje listës së Vjosa Osmanit./nkohe.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *