
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një person ka humbur jetën teksa ndodhej në det.
Advertisement
Rasti ka ndodhur në zonën e plazhit të njohur si Shkëmbi i Kavajës.
Viktima, një pushues 80-vjeçar nga Kosova, po lahej në det kur u mbyt.
“Më datë 13.07.2021, në orën 18:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, te “Shkëmbi Kavajës”, është mbytur duke u larë në det shtetasi kosovar S. O., 80 vjeç, (pushues)”, njofton policia.
Advertisement