Naser Rugova: Uron Vetëvendosjen, kërkon nga deputetët LDK-së t’ia bëjnë Vjosës kuorumin për presidente

Ish-deputeti e zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit që e radhisin të parën Lëvizjen Vetëvendosje, e të tretën LDK-në.

Rugova përmes një statusi në “Facebook”, ka kërkuar nga deputetët e LDK-së t’ia bëjnë kuorumin Vjosës për presidente.
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se uron që Albin Kurti të mbajë premtimet e të mos viktimizohet më tutje.

Sa për Vjosa Osmanin, ai shton se mendon që deputetët e LDK-së duhet të rrijnë në sallë që t’ia bëjnë kuorumin që e njejta të zgjidhet presidente.

Urime fituesit. Urojmë që Albini të mbajë premtimet dhe të mos viktimizohet më tutje. Tani e ka kohën që të përqafojë përgjegjësinë që ia kanë dhënë qytetarët dhe të mos aktrojë më. Sa për Vjosën. Mendoj që deputetët e LDK-së duhet të rrinë në sallë dhe t’ia bëjnë kuorumin për zgjedhjen e Presidentit. Është shumë me rëndësi që maskat të bien deri në fund dhe që, të gjithë ata votues të LDK-së që i besuan, ta kuptojnë se e tëra, gjithë histeria e saj, ishte vetëm për poste dhe përfitime personale. Në demagogjinë e saj nuk ka as edhe një pikë sinqeriteti dhe kjo do të shihet edhe më shumë në periudhën që kemi para”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *