Mediat spanjolle shkruajnë për fitoren e VV-së, Albin Kurtin e krahasojnë me Che Guevara-n

Fitorja e VV-së ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve. Mediumet nga gjithë bota kanë raportuar për rezultatin e jashtëzakonshëm.

Gazeta spanjolle ‘El Mundo’ e ka krahasuar figurën e liderit të VV-së, Albin Kurtit me revolucionarin e Argjentinës, Che Guevara.

“Che Guevara i Kosovës, i gatshëm për të marrë pushtetin” titullohet artikulli i mediumit spanjoll.

Ndër të tjera ‘El Mundo’ ka publikuar historikun e Kurtit nga kryengritjet ndaj okupatorit serb, jetën në burg e deri të triumfi në zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *